Telefonatë kërcënuese në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë, Policia nis hetimet për rastin

Një telefonatë me përmbajtje kërcënuese e pranuar në Ambasadën e Luksemburgut në Prishtinë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e personit që fshihet pas kësaj telefonate.

Stafi i ambasadës kishte pranuar një telefonatë në objektin e Ambasadës së Luksemburgut rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth ores 16:40 pasdite, ku komunikimi fillimisht ishte zhvilluar në gjuhën angleze, e më pas kishte vazhduar në gjuhën shqipe.

Në telefonatë ishin përdorur fjalë fyese dhe kërcënuese.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si vepër penale “Kanosje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Artikuj të tjerë

Back to top button