KEDS njofton se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 01.07.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.Si rezultat i kësaj, në rajonin e Ferizajt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ferizaj

1.Nga NS 110/35/10 [kV] Lipjani do të ndërprehet:Dalja 10 [kV] J25 Zona Industriale 2 ( kodi: 41000025) nga ora 10:00 deri në ora 14:30 Vendet: Një pjesë e fshatit Konjuh dhe disa konsumatorë komercial të fshatit Livagjë,

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë dhe Magjistralja Lipjan-Prishtinë – konsumatorë komercial.

Arsyeja: Realizimi i lidhjeve të kabllit nëntokësor deri te kthina hyrëse dhe dalëse; Vendosja e shtyllës së re, ndërsa në rajonet e tjera, siç njofton KEDS, nuk ka punime të planifikuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button