
Neser do të mbahet protesta më masive në Prishtinë
Një nga udhëheqësit dhe ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, shpalosi detaje nga protesta e nesërme.
Besoj që afrohemi diku te mbi 150 mijë sepse edhe gatishmëria është shumë e lartë edhe emocioni është shumë më i rritur se herave të tjera, edhe qytetarët e kanë kuptuar rolin e tyre në përçimin e mesazhit që duhet të bëhet në shesh. Mos të harrojmë se ai shesh është i 68-tës e 69-tës, është shesh i 81-tës dhe 84-tës edhe i 97-tës e duhet të jetë edhe i 2026-tës. Nuk kam asnjë dyshim që nuk ka me pasë vend “me lëshue gjilpanën nesër” në Prishtinë”, u shpreh Tasholli”
Me moton “Jo në emrin tim”, nesër me fillim nga ora 16:00 do të mbahet një nga protestat më të mëdha në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku parashikohet të marrin pjesë rreth 150 mijë protestues nga e gjithe Kosova.



