Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në picerinë Sach Pizza

Rreth 20 persona janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët  dyshohen se janë helmuar nga ushqimi në disa pika të një rrjet të picerive në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuat shefi i ndërrimit në Klinikën Infektive, Ized Sadiku.

Janë rreth 20 veta të cilët janë të ne të hospitalizuar, nuk dihet ende, nuk kemi ende analiza se prej çkafit, prej ditës së premte janë të hospitalizuar”, ka thënë Sadiku

Përveç atyre që janë shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, është edhe një numër tjetër i disa të tjerëve që pretendojnë të jenë helmuar nga i njëjti ushqim, e që ndihmë mjekësore kanë kërkuar në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Gjithashtu, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke njoftuar se ka nisur hetimet.

Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

Artikuj të tjerë

Back to top button