Rrahen në mes vete shtatë persona në Gjakovë, Policia gjen armë në vendin e ngjarjes

Shtatë persona janë arrestuar mbrëmë me 11.07.2026 në Gjakovë, pasi që të njëjtit janë rrahur në mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button