Komuna e Prishtinës u siguron banesa me qira familjeve të prekura nga vërshimet

Vërshimet e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë, lanë shumë familje pa kulm mbi kokë. Ndërsa kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se familjeve të prekura nga vërshimet u kanë siguruar banesa me qira, “të cilat do të mbulohen për gjashtë muaj nga komuna”.
Ai tha se sot ka vizituar disa nga familjet e evakuuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet. Rama tha se do të vazhdojnë të jenë angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit.



