LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë ka bërë hapjen zyrtare të fushatës.
Në këtë tubim foli kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani.
Pas fjalimit të tyre, u bë edhe prezantimi i listës së kandidatëve për deputetë, listë këtë të cilën Osmani e quajti “më të mirën në historinë e Kosovës”.
“Prezantimi i listës së kandidatëve për deputetë, listës më të mirë në historinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.


