
Një grua kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte në vendin e saj të punës më 10 shtator në Viti.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, që është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, janë arrestuar dy persona
Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë të dyshuar për shkaktim të rrezikut në vendin e punës, njoftoi PK.



