Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që festat e ardhshme t’i presim bashkë

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate ka vizituar për Kurban Bajram nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai shkroi se Nëna Hyrë përfaqëson krenarinë dhe atdhedashurinë, duke vlerësuar sakrificën e familjes Thaçi.

Limaj ka shprehur shpresën që festat e ardhshme të festohen bashkë me bashkëluftëtarët që ndodhen në Hagë.

“Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur. Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësishtë gjinden në Hagë”!

Artikuj të tjerë

Back to top button