
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, pas rritjes së tyre në ditët e fundit.
Sipas MINTI-t, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po përcjell çmimet në pikat e shitjes në gjithë territorin e Kosovës.
Ministria thotë se, bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës dhe çmimet e shitjes me pakicë, deri më tani nuk është konstatuar abuzim me çmimet.Sipas të dhënave të fundit, çmimi i importit të naftës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 1 euro dhe 83 cent për litër.



