Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” gjendja paraqitet stabile

Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në funksion pas përfundimit të punimeve teknike, transmeton TandemPress.

Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, procesi i startimit ka nisur rreth orës 04:00, ndërsa njësia është lidhur me rrjetin elektrik rreth orës 08:30.

KEK bëri të ditur se A4 tashmë është në operim dhe po funksionon në mënyrë stabile.

“Sipas planifikimit, startimi i njësisë ka filluar sot, më 17 shtator 2026, rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30. Aktualisht, njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

Artikuj të tjerë

Back to top button