Mbi 1 mijë gjoba dhe 63 aksidente në rajon të Ferizajt vetëm për një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur bilancin e aktiviteteve të ndërmarra për sigurinë në komunikacion gjatë javës së kaluar.
Sipas njoftimit të Policisë, nga data 20 deri më 26 korrik 2026 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 699 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.
Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave:
25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona;
38 aksidente me dëme materiale.



