Mitrovicë: Një 25 vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpi, afer tij i’u gjeten lëndë narkotike dhe tableta të ndryshme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në Mitrovicë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me qira, ndërsa në vendngjarje Policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe tableta të ndryshme.
Sipas informacioneve, rasti është zbuluar rreth orës 08:20, pasi pronari i banesës ishte kontaktuar nga një familjar i viktimës, i cili kishte shprehur shqetësimin se 25-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave prej rreth 24 orësh.
Pronari, i shoqëruar nga një mjeshtër i dyerve, ka hapur derën e banesës, ku e ka gjetur të riun të shtrirë pa shenja jete në dhomën e gjumit, dhe më pas ka njoftuar menjëherë Policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës të Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rreth orës 11:00, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes, nderkaq rasti është inicuar si “hetim mbi vdekjen”.



