BallinaPolitikë

Molliqaj: Këta janë dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka publikuar një foto nga momenti kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit.

Sipas Molliqaj Osmani u zgjodh presidente me votat e dy deputetëve lojalë të Listës Serbe.

‘’Këta janë Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar  për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjidhej’’, ka thënë Molliqaj.

Më tutje kreu i PSD-së është shprehur se pazari ka qene i dukshëm.

‘’Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë’’, ka thënë Molliqaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button