
Në një kohë kur këto shqetësime vazhdojnë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka hapur një procedurë të re prokurimi për furnizim me barna nga lista esenciale, për nevojat e institucioneve shëndetësore.
Sipas dokumentit të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës është 100 mijë e 548.44 euro.
Në mesin e produkteve të kërkuara janë Barium Sulfat, Diazepam Injeksion 5mg, diazepam tableta 10 mg, Aminoacids, tretësirë për infuzion 500 mL, Glyceril-trinitrate sprej 400 mcg dhe Ptamol tableta.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 3 shtator 2026, ndërsa operatorët ekonomikë kanë afat deri më 14 shtator 2026, në ora 13:00, për dorëzimin e ofertave.



