“Suhareka nën lupën e drejtësisë” Pesë persona të akuzuar për keqpërdorim të subvencioneve

Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur të mërkurën seanca ndaj Nazif Demirajt, Fatmir Berishës, Suada Berishës, Ramadan Mamajt dhe Hamdi Elshanit, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Suharekës

TandemPress që nga fillimi i muajit Korrik ka raportuar ekskluzivisht lidhur me keqpërdorimet që dyshohet se janë kryer nga zyrtarët komunal të kësaj komune.

Edhe të akuzuarit e tjerë që janë deklaruar në seancë kanë mohuar përfitime personale.
Sipas aktakuzës, në njërin rast komisioni dyshohet se ka përzgjedhur SHTK “Plisi” pa plotësimin e të gjitha kritereve.


Gjatë seancës janë administruar prova materiale që lidhen me ndarjen e mjeteve financiare për disa klube dhe organizata, përfshirë “Golden Eagle Ylli”, KV “Theranda”, klubin e mundjes “Theranda” dhe SHTK “Plisi”.

Në mesin e provave është shqyrtuar edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Suharekës për vitin 2021, ku ishin evidentuar mangësi në procesin e vlerësimit të aplikacioneve për subvencione. Mbrojtja e të akuzuarës Suada Berisha e ka kundërshtuar këtë gjetje, duke pretenduar se dokumentacioni në dosje dëshmon se disa prej organizatave kishin paraqitur dokumentet e nevojshme lidhur me obligimet tatimore.

Gjatë dëshmisë së saj, Berisha tha se vendimet e komisionit merreshin me votim dhe se komisioni vetëm nënshkruante aktvendimet, ndërsa pagesat ekzekutoheshin nga administrata e drejtorisë. Ajo mohoi të ketë pasur përfitim material.Edhe të akuzuarit e tjerë që janë deklaruar në seancë kanë mohuar përfitime personale.

Nazif Demiraj ka deklaruar se ishte caktuar kryetar i komisionit pa dijeninë dhe pëlqimin e tij dhe se për shkak të problemeve shëndetësore gjatë pandemisë nuk kishte qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e vlerësimit.Sipas aktakuzës, në njërin rast komisioni dyshohet se ka përzgjedhur SHTK “Plisi” pa plotësimin e të gjitha kritereve, duke i shkaktuar Komunës dëm prej 2,500 eurosh.

Në pikën tjetër të aktakuzës pretendohet se KV “Theranda”, “Golden Eagle Ylli” dhe klubi i mundjes “Theranda” janë përzgjedhur për subvencione në kundërshtim me kriteret, me ç’rast Prokuroria pretendon se buxheti i Komunës është dëmtuar për 18 mijë euro.

Në total, sipas pretendimeve të aktakuzës, dëmi i dyshuar arrin në 20,500 euro.

Të pandehurit nuk janë shpallur fajtorë ende dhe procesi gjyqësor është ende në vazhdim

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Artikuj të tjerë

Back to top button