Ndahet nga jeta humoristi i njohur i “Ue Ue Show”, Fadil Gashi

Fadil Gashi, humoristi i njohur i programit të shfaqur kryesisht në internet, “Ue Ue Show”, është ndarë nga jeta.
Njoftimi për vdekjen e tij u dha në faqen e grupit të humoristëve në “Facebook”.
“Nga kjo treshe prej sot kemi mbetur vetëm dy. Fadili ka ndërruar jetë, e ne si besimtar nuk na mbetet të themi tjetër vetëm se ajetet e të Madhit Allah për të cilat na tregoi Pejgamberi a.s: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi” – thuhet në njoftim.



