Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Dogana e Kosovës ka njoftuar se nga 1 tetori 2026 hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Lihtenshtajnit, Islandës dhe Norvegjisë.

Sipas Doganës së Kosovës, në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që të kenë parasysh ndryshimet e mësipërme gjatë përgatitjes dhe deklarimit të mallrave në import.

Po ashtu, Dogana ka kërkuar që operatorët ekonomikë të sigurohen që dëshmitë e origjinës dhe dokumentacioni përkatës të jenë në përputhje me kërkesat e marrëveshjes dhe rregullat në fuqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button