Një qytetar nga Kosova mbytet në detin e Velipojës, dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa po lahej

Një qytetar nga Kosova është mbytur në zonën e Plazhit të Vogël në Velipojë

Lajmin e ka konfirmuar Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shqipërisë.

Sipas tij, viktima është një 68-vjeçar, dhe i njëjti dyshohet se gjatë kohës sa po lahej në det ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë është mbytur.

“Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S.B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” ka njoftuar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button