Një shtetas i huaj dyshohet se hyri në Liqenin e Batllavës dhe nuk doli më, aktivizohen njësitë e kërkim shpëtimit

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë
Viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit.
Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personat përgjegjës për ndërhyrje në raste të tilla.
Ekipet kanë nisur kërkimet për gjetjen e personit, ndërsa po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje.



