OVL UÇK falënderon qytetarët që mbështetën sot Lushtakun

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët që u tubuan në Skenderaj në mbështetje të kryetarit të këtij qyteti, Sami Lushtakut.

Lushtaku shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehanin.

“OVL UÇK, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë  iu që u përgjigjët ftesës sonë dhe u mblodhët sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në postimin e kësaj organizate në Facebook.

Ata e konsideruan praninë e tyre si mesazh respekti për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e ushtarëve të lirisë, teksak ërkuan nga ta që të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre.

“Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë”.

“Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot”.

Artikuj të tjerë

Back to top button