
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se janë regjistruar gjithsej 108 aksidente trafiku në tërë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit, aksidente me të lënduar janë regjistruar 34 të tilla, ndërsa aksidente vetëm me dëme materiale janë regjistruar 74.

Në total, Policia ka njoftuar se gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 809 gjoba në trafik.

