Për shkak të punimeve mbyllet përkohësisht rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”, rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 20 korriku deri më 11 gusht 2026.
Komuna u bën thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik të tregojnë mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesat në komunikacion



