Petrovë, arrestohet një person pasi gjuajti me armë gjatë një ahengu

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes.I njëjti, sipas forcave të rendit, dyshohet se shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

“Është raportuar se në një aheng ka pasur të shtëna me armë zjarri. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet që ka shtënë me armë zjarri. Arma e kalibrit 9 mm është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button