Policia jep detaje për rastin e shoqërimit policor të kandidatit të PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, mesditën e sotme pati punë me organet e rendit.
Kjo pasi gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kryeziu është shoqëruar në stacion policor pas mos zbatimit të urdhrave të zyrtarit policor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Lidhur me kërkesen tuaj, ju informojmë se sot rreth orës 10:30 një person është shoqëruar në stacion policor për shkak të mos zbatimit të urdhërave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana



