Protestë nesër në Prishtinë për ndalimin e shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Nesër, më 22 maj, në orën 09:30, do të mbahet një protestë në Prishtinë, përpara Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Protesta do të mbahet në sloganin “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”
Transporti i organizuar do të nisë nga lokali “Peja City” me autobusë. Organizatori i protestës është Idriz Kurtbogaj.
Protestuesit ftohen të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të mbrojtur të drejtat e banorëve. /Klankosova.tv




