Punëtori që vdiq në vendin e punës në Prizren është 26-vjeçar

Punëtori që gjeti vdekjen në vendin e punës në Prizren është i moshës 26-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prizrenit.
Viktima është goditur nga një mjet pune gjatë kohës sa po punonte në një punishte, sipas informacioneve të para, dyshohet se të ndjerin e ka zënë vinçi.
“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ deklaroi Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.



