Qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., i cili dyshohet se ka shtënë me armë automatike në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.


Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri dyshohet se ka bllokuar rrugën me traktor dhe më pas ka shtënë disa herë me AK-47 në drejtim të autobusit, ku ndodheshin tre persona. Nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime.


S.M. akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Arma AK-47, karikatori dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Prokurori i çështjes ka kërkuar që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit

Artikuj të tjerë

Back to top button