Rama: Nis renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Koliq

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF), në Koliq me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Ai ka ndarë me ndjekësit edhe disa nga fotografitë e renovimit në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Ka filluar renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Koliq”, shkruan Rama



