Vetaksident në Istog: Vetura godet shtyllën elektrike, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se viktima, me veturë të tipit “Mercedes”, ka goditur një shtyllë elektrike.

“Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, deklaroi Gashi. “Në vendin e ngjarjes ka dalur policia bashkë me hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin”, tha Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button