Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, policia jep detaje

Një përleshje fizike mes pesë nxënësve të shkollës së mesme është raportuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 10:55, ku pesë nxënës janë rrahur mes vete.

Si pasojë e përleshjes, dy nxënës kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button