Rrahje në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi fizik në rrugën “Hasan Dema” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një i dyshuar i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, fillimisht është dërguar për kontroll psikiatrik. Pas përfundimit të kontrollit, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në praninë e avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
“Rr. Hasan Dema, Prishtinë 17.07.2026 – 22:00. Viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar për kontroll tek psikiatri dhe pas kontrollit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



