
Një person është arrestuar dhe një tjetër ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një rrahjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:00 është raportuar një rast rrahje në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, tha Zahiti.
Ndërkaq lidhur me rastin Zëdhënësi i Spitalit Rajonal në Mitrovicë, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se një person i lindur në vitin 1998 ka kërkuar ndihmë mjekësore pas rrahjes.



