Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nën udhëheqjen e zëvendëskryesueses, Arjeta Sadiku, mbajti mbledhjen e 367-të me radhë.
Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kandidatët e nominuar për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi dhe Besnik Bislimaj, nuk paraqitën programet e tyre para anëtarëve të KGJK-së, pasi ato ishin prezantuar në mbledhjen e kaluar.
Pas procesit të votimit me shumicë votash anëtarët e KGJK-së, zgjodhën Rrustem Thaqin në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij si Kryesues fillon nga data e zgjedhjes dhe është trevjeçar.



