Sami Lushtaku i kundër përgjigjjet Lumir Abdixhikut: Po shet “pallavra” në emrin tim

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së këtij të fundit se LDK-ja nuk e sheh veten të bashkuar me Lushtakun në sheshe apo në një bllok të përbashkët opozitar.

Abdixhiku kishte deklaruar se bashkimi me Lushtakun dhe krijimi i një fronti të përbashkët nuk përkon me rrugën dhe identitetin politik të LDK-së

Lushtaku i ka cilësuar këto deklarata si “përralla” dhe ka thënë se nuk është takuar as me deputetë të LDK-së e as me vetë Abdixhikun për ndonjë marrëveshje politike.“Kur duanë, kanë qejf me shit pallavra e gjejnë një mundësi edhe me përdorë emrin tim. E kisha lut që mos me përdor emrin tim, s’ka nevojë”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka shtuar se Abdixhiku duhet të merret me çështjet e brendshme të partisë së tij.“Unë mendoj që ai duhet t’i zgjidhë problemet brenda shtëpisë së vet. Ai s’ka nevojë me u marrë me asnjë”, ka deklaruar Lushtaku.Ai ka theksuar se ka miq në parti të ndryshme politike, përfshirë edhe në LDK, por ka mohuar se ka zhvilluar takime me drejtues, deputetë apo anëtarë të kryesisë së kësaj partie për ndonjë bashkëpunim politik.

Deklaratën e Abdixhikut e ka komentuar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka kritikuar përdorimin e emrave të ish-komandantëve të UÇK-së në përplasjet politike.Ajo ka bërë thirrje që më 12 shtator qytetarët të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button