
Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti që pësoi në fshatin Loxhë të Pejës, më 18 gusht.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova.


