
Nesër, më 08.08.2026, në ora 11:00, do të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.Kështu ka njoftuar administrata e Kuvendit.“Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, edhe pse sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Në rend dite, sipas njoftimin, është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.Seanca për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës nisi të enjten, 06.08.2028, por, pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, seanca u shty.Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 07.06.2026, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 47.13 % të votave të përgjithshme, duke siguruar 53 deputetë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% të votave duke siguruar 18 deputetë, ndërsa Aleanca mori 6.74 % duke fituar 7 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, nga 20 vendet e rezervuara për minoritete: 9 deputetë i takojnë Listës Serbe, 1 Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë: 2 deputetë ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjiptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.



