Shefi i telekomit të Serbisë shpallet “non-grata” në Kosovë, flet Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se shefi i telekomit serb, Vladimir Lucic, është shpallur person “non-grata” në Kosovë.

Sipas Sveçlës, askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës” shkroi Sveçla.

Ministri u shpreh se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Artikuj të tjerë

Back to top button