Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të fishekëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë një ahengu familjar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë e cila ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Artikuj të tjerë

Back to top button