Zgjedhjet në Kosovë, Terras: Duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Terras vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Ai thekson se kryeministri në detyrë Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Artikuj të tjerë

Back to top button