Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten në Kroaci, alarm i verdhë jipet në shtatë rajone

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta, Kroacia pritet të përfshihet nga reshje shiu, bubullima dhe stuhi të fuqishme gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë ka aktivizuar paralajmërimin e verdhë për stuhi në shtatë nga tetë rajonet meteorologjike të vendit.
Mundësia më e madhe për zhvillimin e stuhive, mbi 70 për qind, parashikohet në rajonet e Zagrebit, Karlovacit dhe Rijekës.
Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë ka aktivizuar paralajmërimin e verdhë për stuhi në shtatë nga tetë rajonet meteorologjike të vendit. Paralajmërimi nënkupton se moti mund të paraqesë rrezik, veçanërisht në zonat e hapura dhe të ekspozuara.
Mundësia më e madhe për zhvillimin e stuhive, mbi 70 për qind, parashikohet në rajonet e Zagrebit, Karlovacit dhe Rijekës. Në disa zona reshjet mund të jenë të dendura dhe të shoqërohen me erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër.

Rajoni i Dubrovnikut është i vetmi për të cilin nuk është lëshuar paralajmërim gjatë ditës. Në jugun e largët të Kroacisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pa reshje të konsiderueshme.
Në Zagreb dhe zonat përreth, rreziku më i madh nga stuhitë pritet në orët e vona të pasdites dhe gjatë mbrëmjes. Përveç shiut me bubullima, në disa vende mund të ketë edhe breshër, ndërsa erërat jugore dhe jugperëndimore mund të forcohen përkohësisht.Gjendje e ngjashme parashikohet edhe në Karlovac, ku paralajmërimi hyn në fuqi nga ora e pasditës dhe vazhdon deri në fund të ditës.
Edhe në këtë rajon priten stuhi lokale, reshje intensive dhe mundësi për breshër.Rajoni i Rijekës pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë pjesës më të madhe të ditës. Për Adriatikun verior dhe Istrian janë paralajmëruar reshje të herëpashershme, bubullima dhe erëra që mund të bëhen të forta gjatë zhvillimit të stuhive.Paralajmërime janë lëshuar edhe për rajonet e Osijekut, Gospiçit, Kninit dhe Splitit. Në Kroacinë lindore, reshjet më të dendura priten në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë mbrëmjes, ndërsa në zonat malore dhe në Dalmaci mund të ketë stuhi të izoluara me erëra të fuqishme.
Temperaturat më të larta ditore pritet të lëvizin nga 27 deri në 32 gradë Celsius. Pavarësisht temperaturave verore, ndryshimi i shpejtë i motit mund të shkaktojë probleme në komunikacion dhe të ndërpresë aktivitetet në natyrë.DHMZ u ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të tregojnë kujdes, sidomos në male, pyje, fusha dhe zona të tjera të ekspozuara. Gjatë stuhive rekomandohet shmangia e qëndrimit pranë pemëve, objekteve të larta dhe hapësirave të pambrojtura.Paqëndrueshmëritë pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në orët e para të së dielës.
Paralajmërime të tjera janë lëshuar për rajonet e Osijekut, Rijekës dhe Splitit, ku reshjet mund të jenë më të theksuara.Gjatë së dielës pritet një përmirësim gradual i motit, megjithëse reshje të izoluara mund të vazhdojnë në disa pjesë të Istrias, Dalmacisë dhe zonave të brendshme.Moti më i qëndrueshëm dhe me diell pritet të rikthehet të hënën, ndërsa nga e marta pasdite parashikohet një shtim i ri i vranësirave dhe mundësi për reshje lokale.Qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që udhëtojnë përmes Kroacisë këshillohen ta përcjellin parashikimin e motit dhe gjendjen në rrugë, pasi stuhitë e forta dhe reshjet intensive mund të ndikojnë në qarkullim dhe në kohëzgjatjen e udhëtimit.



