Sulmohen fizikisht mes vete disa femra në Suharekë, shoqërohen në stacionin e policisë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të lëndimeve trupore në Suharekë më 11 shtator.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 12:00, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.Një tjetër rast është raportuar rreth orës 10:00, ku një vajzë e mitur ka deklaruar se është sulmuar nga një grua.


Edhe në këtë rast viktima ka marrë tretman mjekësor.Policia ka bërë të ditur se në stacion janë shoqëruar edhe dy gra të tjera të përfshira në rast.Pas intervistimit të palëve, në prani të punëtorit social dhe avokatit mbrojtës, prokurori për të mitur ka vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button