Të shtëna me armë në Marec të Prishtinës, sekuestrohen 13 gëzhoja

Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Marec të Prishtinës, ndërsa personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur më 14.08.2026, ndërmjet orës 17:00 dhe 17:30.Sipas raportit të Policisë, autoritetet kanë pranuar informatë se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 13 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar dhe ka mbetur në hetim

Artikuj të tjerë

Back to top button