Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë sot në sheshin e qytetit të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se një person është lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë.
Ahmeti njoftoj se është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor me thikë të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.



