Tiranë: Një 28 vjecare, u therr me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në banesën e tyre

28-vjeçarja B.Xh ,mbeti e plagosur rëndë pas therjes me thikë nga bashkëshorti i saj, në menyrë urgjente është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
E reja mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore u vendos dërgimi urgjent në kryeqytet.
Sipas burimeve mjekësore, 28-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në kraharor dhe në bark dhe aktualisht paraqitet me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe ndodhet nën monitorimin e vazhdueshëm të ekipit mjekësor.Ndërkohë, bashkëshorti i saj, F Xh, 30-vjeçar, i është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec.//A2CNN



