Vdes në QKUK viktima e aksidentit mes trenit dhe makinës së punës në Klinë

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit mes trenit dhe një makinë pune në fshatin Jagodë e Klinës më 6 maj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, viktima vdiq sot rreth orës 03:50.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të tjerë

Back to top button