Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie.

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së, Osmani tha se Republika është e popullit, dhe ajo i do të bashkuar.

“Guximin për të ndërtuar, respektuar mendimin e njëri-tjetrit, dhe jo për ta urdhëruar e frikësuar tjetrin. Guximin për ta parë shtetin jo si pronë të partisë, por si amanet qytetar, sepse republika nuk është pronë e një njeriu, as edhe një partie të vetme, republika është e popullit, është e përbashkët, dhe na do e i duhemi të përbashkuar”, tha ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button