Zjarr në Brusnik të Vushtrrisë, zjarrfikësit intervenojnë për herë të katërt

Një zjarr ka përfshirë sërish zonën e fshatit Brusnik të Vushtrrisë.

Sipas komandantit të zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, ekipet kanë intervenuar për herë të katërt në këtë rast.

“Është hera e katërt që kemi intervenuar në këtë rast. Kemi arritur t’i shpëtojmë pishat”, ka thënë Hyseni.

Ai ka bërë të ditur se nga zjarri janë djegur kryesisht barishte, ndërsa dyshohet se zjarret janë të qëllimshme.

Artikuj të tjerë

Back to top button