Zjarr në një shtëpi te “Mati 1” në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet tym i dendur që ngrihet mbi zonë, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta.


Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa janë dëmet materiale.

Artikuj të tjerë

Back to top button