Basketboll
Tjetër fitore për Pejën në Ligën Ballkanike
Peja ka regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.
Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar triumfoi sonte në udhëtim ndaj Pljevljas.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 76:85.
Justin Edler-Davis me 24 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te pejanët. Ai u ndihmua edhe nga Sadio Doucuore, që shtoi 20 pikë.
Te malazezët u dallua Darius Mcneill me 29 pikë.
Peja nesër do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Lovcen.
Ditë më parë, kampionët e Kosovës kishin mposhtur Lovcenin në “Karagaçi” me rezultatin 83:69.